Sot, drejtoresha Aferdita Hoda organizoi një takim të veçantë me pensionistët e SHFK “Naim Frashëri”. Gjatë këtij takimi, të ftuarit shijuan kafen e mëngjesit dhe shkëmbyen biseda të ndryshme, duke rikthyer kujtime të bukura nga koha e tyre si mësues.

Drejtoresha Hoda shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar që pensionistët kanë dhënë në këtë shkollë dhe në arsimin e të rinjve. Ajo theksoi rëndësinë e punës së tyre dhe ndikimin pozitiv që kanë pasur në formimin e brezave.

Gjatë takimit, pensionistët morën vendimet nga Komuna e Vrapçishtit, e cila i ka shpërblyer ata me një shumë të hollash si shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tyre të gjatë.

Urojmë pensionistët e SHFK “Naim Frashëri” shëndet dhe jetë të gjatë, duke i falënderuar për të gjitha përkushtimet e tyre në arsim!