SHFK Naim Frashëri – Negotinë

SHFK ”Naim Frashëri” Negotinë ofron kushte për arsim nxënësve sipas programeve të BYROSË PËR ZHVILLIM TË ARSIMIT. Në shkollën tonë mbretëron një klimë pozitive që nxit mësimin kreativ e zhvillon mendimin kritik dhe paraqet nxitje intelektuale për të gjithë. Nxënësit janë motivimi ynë, janë shumë të rëndësishme rezultatet dhe të arriturat e tyre, zhvillimi i tyre individual dhe vlerat e tyre njerzore. Qëllimi ynë është që të zhvillojmë vetëdijen për të dalluar të drejtat dhe oblgimet e tyre, për vlerat demokratike sepse ato do jenë intelektualët dhe akademikët tonë të ardhshëm, pjestarët dhe krijimtarët e shoqërisë, dhe elitave politike.

Me zbatimin e metodave bashkëkohore dhe IT teknologjisë dëshirojmë që kuadri jonë arsimorë t’i realizojë planet dhe programet përkatëse vetëm me një qëllim, ngritjen e kualitetit të procesit edukativo-arsimor dhe respektimin e aftësive individuale të nxënësve. Qëllimi ynë është që shkolla të jetë e integruar në baza të porgrameve bashkëkohore, tërheqëse dhe efikase për nxënësit prindërit dhe shoqërinë. Do të mundohemi që shkolla jonë të jetë shkollë avangarde

.