Sot në shkollën tonë, përjetuam një moment të jashtëzakonshëm krenarie dhe gëzimi! Nxënësit tanë fitues të garave të matematikës u nderuan me mirënjohje dhe medalje për vendet e para që arritën. Kjo është një dëshmi e punës së palodhur, përkushtimit dhe talentit të tyre të jashtëzakonshëm.
Një falënderim i veçantë shkon për mentorët e tyre të mrekullueshëm Vjollca Dervishi Ramadani, Mijasere Selmani dhe Leontina Durmishi si dhe nga klasët e pesta Fetanete Adili, të cilët kanë qenë shtylla kryesore e këtij suksesi. Pa përkushtimin dhe udhëzimet e tyre të përzemërta, këto arritje nuk do të ishin të mundura.
Nxënësit pjesmarës në garat e matematikës Kengur jane:
Arber Kamberi, Alketa Selmani, Kanita Abdullai, Ajsel Osmani, Blendi Hamza, Bejan Ebibi, Fatime Xheladini, Anesa Dalipi, Lina Sinani, Amina Mazllami, Zehra Mahmudi, Blendi Bajrami, Adni Ebibi, Art Halili, Aurela Osmanollaj, Yllka Hoda, Vigal Selmani, Dian Dalipi, Semaa Haliti, Rubina Ebibi dhe Gjilsime Sallai.
Urime të gjithëve! Ne jemi krenarë për ju!







