Sot në shkollën tonë u mbajt një ceremoni festive për të nderuar nxënësit tanë që kanë marrë pjesë në garat e matematikës Kengur!

Drejtoresha Afrdita Hoda shpërndau levdata dhe çmime për arritjet e shkëlqyera të nxënësve që kanë treguar përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm në këtë garë prestigjioze.

Një falënderim i veçantë iu adresua mentorëve të nxënësve, mësueset Vjollca Dervishi Ramadani, Mijasere Selmani dhe Leontina Durmishi, për udhëheqjen dhe mbështetje të jashtëzakonshme që ofruan gjatë përgatitjeve.

Jemi krenarë për sukseset e arritura dhe për të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim të mrekullueshëm!