Sot, drejtoresha Aferdita Hoda organizoi një mbledhje të rëndësishme me parlamentin e nxënësve, ku u zhvillua një proces zgjedhor për emërimin e udhëheqësve të rinj. Nxënësit, të angazhuar dhe të motivuar, morën pjesë aktivisht në votim, duke shprehur mendimet dhe preferencat e tyre për liderët që do t’i përfaqësonin.

Pas një debati konstruktiv, u zgjodh kryetarja e re e parlamentit të nxënësve, Edna Jashari nga klasa IX-1 dhe zëvendësi i saj do të jetë Jasin Amiti nga klasa IX-4.

Përveç kësaj, u zgjodhën dy përfaqësues nga shkollat periferike, Kalisht dhe Gjurgjevisht, duke siguruar kështu një zë të barabartë për të gjithë nxënësit, pavarësisht nga vendndodhja e tyre.

Ky proces zgjedhor është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të nxënësve dhe përfshirjes së tyre në vendimmarrje. Ne urojmë Ednës, Jasinit dhe përfaqësuesëve tjerë suksese në detyrat e tyre dhe presim me padurim kontributet e tyre në zhvillimin e shkollës sonë.