
– Të dhënat e përgjitshme për shkollën
– Emri i shkollës fillore SHFK”NaimFrashëri”
– Adresa , komuna , vendi 101 p.n. Negotinë, Komuna e Vrapçishtit
– Telefon 042311093
– Faks 042311093
– Email [email protected]
– Gjuha në të cilën mbahet mësimi -Gjuhë shqipe .
SHFK”Naim Frashëri” Negotinë është themeluar me vendim të Këshillit Komunal të qytetit të Gostivarit me nr: 05-9808 me datë: 24.12.1965 dhe e mbante emrin SHF “Vllezërit Frashëri” Negotinë, më vonë , dmth për arsye politike të sistemit monist me akt numër: 1791000 të vitit 1972 shkolla riemërohet “25-Maji” dhe kur sisitemi komunist bie, me vendim të këshillit drejtues të shkollës, shkolla sërish riemërohet në SHF “Naim Frashëri” me akt numër: 1465/10 29.06.1996
SHFK”Naim Frashëri” Negotinë ofron kushte për arsim nxënësve sipas programeve të BYROSË PËR ZHVILLIM TË ARSIMIT. Në shkollën tonë mbretëron një klimë pozitive që nxit mësimin kreativ e zhvillon mendimin kritik dhe paraqet nxitje intelektuale për të gjithë. Nxënësit janë motivimi ynë, janë shumë të rëndësishme rezultatet dhe të arriturat e tyre, zhvillimi i tyre individual dhe vlerat e tyre njerzore.Gjatë vitit shkollor nxënësit tanë marrin pjesë në gara të shumta komunale ,rajonale ,republikane në lëmi ë ndryshme në gjuhë,shkenca,art dhe sport . Poashtu nxënësit tanë marrin pjesë edhe në aktivitete jashtëmësimore që organizon shkolla: 1.Pranimi i nxënësve në klasë të parë 2.Festivali i lojave 3. Nxënësi dhuron për nxënësin 4.Art dhe paqe 5.Panairi i ushqimit 6.Lojra sportive 7.Festat e Nëntorit 8. Ditët e Naimit etj.
