Të nderuar prindër dhe nxënës, të shkollës qëndrore Naim Frashëri Negotinë dhe shkollave periferike të fshatrave Sanakos, Kalisht dhe Gjurgjevisht.

Me gëzim ju informojmë se për të shënuar nisjen e vitit të ri shkollor dhe për të festuar hyrjen e nxënësve të rinj në klasën e parë, do të organizojmë një festë të veçantë në hapsirat e  shkollës Qendrore në Negotinë.

•             Data: 2 Shtator, e Hënë

•             Ora: 13:00

•             Vendi: Shkolla Qendrore, Negotinë

Programi i festës do të përfshijë një shfaqje të veçantë të Pinokut, e cila do të sjellë shumë argëtim dhe kënaqësi për të gjithë fëmijët. Pas shfaqjes, do të shpërndajmë dhurata për të gjithë nxënësit e klasës së parë.

Ju lutemi të siguroheni për pjesëmarrjen tuaj dhe të ndihmoni në përhapjen e këtij lajmi tek bashkqytetarët tanë.

Me respekt nga Afërdita Hoda.