Sot, jemi të gëzuar të ju njoftojmë se shkolla jonë ka pranuar 5 kompjuterë personal (PC) të rinj i5 dhe kemi riparuar 3 të tjerë, duke e rritur numrin e kompjuterëve në gjithsej 8 PC, Të gjithë kompjuterët janë të pajisur me Windows 10 dhe kemi instaluar shume programe edukative si MS. Office 2016, SketchUp, Scratch, Python dhe shumë të tjera të cilat u nevojiteshin nxënesve.

Të gjitha kompjuterët janë të lidhur në një rrjet super të shpejtë, dhe kemi siguruar instalimin e programeve të sigurisë për të garantuar një ambient të sigurt për nxënësit tanë. Kjo do të na lehtësojë mësimin e lëndëve të informatikes dhe programimit për fëmijët e fshatit Sanakos.

Një falënderim i veçantë për drejtoreshën e shkollës, zonjën Aferdita Hoda, për mundësimin e këtyre kompjuterëve për nxënësit tonë. Gjithashtu, falënderojmë ndihmës drejtorin Prof. Rabi Ismailin dhe përgjegjësin e shkollës për fshatin Sanakos, Prof. Rizvan Asani, për kontributin e dhënë.

Ne jemi të bindur se këto avansime do të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive teknologjike të nxënësve tanë!
Lutemi që në të ardhmen te kemi numër edhe më të madh kompjuterësh në shkollën tonë.

Prof. MSc. Samir Zeqiri