Sot në shkollën tonë u mbajt kolonia e Artit “ART DHE PAQE” ku morën pjesë katër shkollat që gravitojnë në Komunën e Vrapçishtit, SHFK “MEMET DERALLA” GRADEC, SHFK “VRAPÇISHT” VRAPÇISHT, SHFK “SALI LISI” DOBRIDOLL DHE SHFK ” NAIM FRASHËRI” NEGOTINË, që ishte e para e këtij lloji në rajonin e Pollogut, me gjithësejt 18 nxënës dhe 5 mësimdhënës, nxënësit kishin për detyrë të pikturojnë një motiv të cilën e tërhoqën nga punimet e përzgjedhura nga mësimdhënësit e Artit Figurativ.
Kolonia zgjati një ditë dhe në fund u shpallën fituesit ku edhe morën shpërblime nga ana e jonë si shkollë.
Vlerësimin e punimeve e bënë pesë mësimdhënësit duke vlerësuar çdo nxënës nga 1 deri në 10 pikë.
VENDIN E PARË E ZURI:
ERA KAMBERI NGA SHFK “NAIM FRASHËRI” NEGOTINË me 50 pikë
VENDIN E DYTË E ZURI:
MEBRURA MUHAREMI SHFK”NAIM FRASHËRI” SENAKOS
VENDIN E TRETË:
VALMIR IMERI SHFK “VRAPÇISHT” VRAPÇISHT
I falemderojmë të gjithë pjesëmarësit në këtë koloni arti dhe në veçanti mësimdhënësit për kontributin e dhënë dhe kohën që ndajtën për këtë eviniment!
vazhdojmë me projektet e radhës…





