Të nderuar prindër dhe nxënës, të shkollës qëndrore Naim Frashëri Negotinë dhe shkollave periferike të fshatrave Sanakos, Kalisht dhe Gjurgjevisht.
Me gëzim ju informojmë se për të shënuar nisjen e vitit të ri shkollor dhe për të festuar hyrjen e nxënësve të rinj në klasën e parë, do të organizojmë një festë të veçantë në hapsirat e shkollës Qendrore në Negotinë.
• Data: 2 Shtator, e Hënë
• Ora: 13:00
• Vendi: Shkolla Qendrore, Negotinë
Programi i festës do të përfshijë një shfaqje të veçantë të Pinokut, e cila do të sjellë shumë argëtim dhe kënaqësi për të gjithë fëmijët. Pas shfaqjes, do të shpërndajmë dhurata për të gjithë nxënësit e klasës së parë.
Ju lutemi të siguroheni për pjesëmarrjen tuaj dhe të ndihmoni në përhapjen e këtij lajmi tek bashkqytetarët tanë.
Me respekt nga Afërdita Hoda.




