Dje në shkollën tonë u organizua PANAIRI I USHQIMIT edicioni i dytë, një manifestim që falë bashkëpunimit me IOM dhe Ambasadës së Britanisë së madhe dhe angazhimit maksimal të nxënësve , prindërve dhe mësimdhënësve doli shumë bukur.
Gjithashtu kishim edhe delegacione nga komuna ku të pranishëm ishin kryesuesi i këshillit, pêrgjegjësi për arsim, drejtor shkollash, drejtor institucionesh dhe shumë mysafir të tjerë.
Manifestimin na nderoj me prezencë edhe koordinatorja e IOM znj. Erda Qazimi me zotëri Valonin të cilët ngelen të mahnitur me manifestimin.
Falemderim të veçant të gjithë prindërve për angazhimin e tyre për përgaditjen e ushqimeve si dhe falemderim pa fund për nxënësit dhe mësimdhënësit për punën kolosale të bërë që ky manifestim të dal sa më mirë.
Atmosfera ishte impozante falë pjesënarjes masive të prindërve!
Vazhdojm me projektet e rradhës…









