Ju urojmë shëndet, lumturi, sukses dhe qetësi për ju dhe familjet tuaja.
Le të jetë viti 2024 vit vendimesh të mençura, përgjegjësie dhe angazhimi për të siguruar te fëmijët dije, edukatë, guxim, vetëbesim, krenari, kreativitet dhe vizion.
Me respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellët, t’i kalojmë së bashku të gjitha sfidat për një vit edhe më të suksesshëm.
Si çdo vit edhe në vitin që vjen na presin shumë projekte dhe sfida.
Kënaqësi dhe mburje të kesh një kolektiv që me kaq përkushtim dhe punë e bëjnë punën e tyre, falemderit për atë që gjithmon në çdo projekt jeni të gatçëm të jepni maksimumin.
Si gjithmon nuk mund të harojmë nxënësit që e gjithë puna bëhet për ata që në çdo projekt na nxjerin faqebardhë dhe me dinjitet. Mburje dhe krenari.
Kuptohet që një falemderim të veçant për prindërit që çdo herë në çdo projekt ata kanë qenë aty për të na ndihmuar dhe inkurajuar që të vazhdojmë edhe më fuqishëm në vitin 2024.
Gëzuar 2024
Me respekt,
Drejtor: Bejtulla Kamberi
