Sot ishte një ditë e veçantë dhe e paharrueshme për mua, pasi mora zyrtarisht detyrën si drejtoreshë e shkollës. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, organizuam një koktej të mrekullueshëm dhe me disa lloje ushqimesh. Një falenderim i veçantë shkon për mësuesët në pension dhe ish-drejtorin Bejtulla Kamberi për vizitën e tyre dhe për mbështetjen. Falenderoj nga zemra të gjithë kolegët, miqtë dhe familjarët që më mbështetën dhe u bashkuan me ne në këtë festë. Së bashku, do të bëjmë që kjo shkollë të arrijë suksese të mëdha!
Me respekt Aferdita Hoda.

